ShowBiz
FKA Twigs thotë se lidhja me Shia LaBeouf e la me PTSD
Demokracia
09:57 | 26 Janar 2021

Share:

Në një podcast me Louis Theroux këngëtarja FKA Twigs ka thënë se ajo ka mbetur me  PTSD (Sindroma e çrregullimit post traumatik) pasi u nda nga aktori Shia LaBeouf në 2019.

Muzikantja e cila quhet Tahliah Debrett Barnett, po padit LaBeouf për abuzim fizik, mendor dhe emocional, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Demokracia.

Barnett u rrëfye se ajo ndjehej “e frikësuar dhe e kontrolluar” nga LaBeouf, dhe se ajo “nuk lejohej të shikonte burrat në sy”.

LaBeouf më parë ka thënë se shumë akuza kundër tij janë të pavërteta, por kërkoi falje për lëndimin që ai kishte shkaktuar.

BBC News ka pyetur përfaqësuesit e tij nëse ai ka diçka për të shtuar në dritën e komenteve të fundit të ish-të dashurës së tij.

Twigs dhe LaBeouf u takuan në setin e filmit Honey Boy, i cili është I bazuar në fëmijërinë e vet aktorit LaBeouf dhe abuzimet që ai përjetoi nga i ati.

Lidhja e tyre nisi në 2018 dhe ata u takuan për nëntë muaj, për t’u ndarë në maj 2019 duke përmendur si arsye oraret kontradiktore të punës. Sidoqoftë, në dhjetor 2020 Barnett doli me padi kundër LeBeouf për dhunë seksuale, sulm dhe shkaktim të shqetësimit emocional.

Barnett i tha Theroux se ata kishin  “një periudhë intensive të muajit të mjaltit në fillim” para se sjellja e LaBeouf të bëhej abuzive.

“Më tha se nëse e dija se sa xheloz është ai dhe nëse e doja,  nuk do t’i shikoja burrat e tjerë në sy. Pra, ky ishte realiteti im për katër muaj deri në fund të marrëdhënies, kur nuk më lejohej të shoh burrat në sy “.

Të ngjashme