ShowBiz
Fjoralba Ponari zbulon nëse do të prezantojë “Ferma Vip 2”
Demokracia
12:54 | 15 Qershor 2024

Share:

Pas përfundimit të “Ferma Vip 1”, produksioni ka organizuar një festë me të gjithë stafin, fermerët dhe të ftuar special (khëm-khëm, i dashuri i Fjoralbës). Fjoralba foli për eksperiencën në reality show dhe zbuloi nëse do të jetë prezantuese e edicionit të dytë.

“E vërteta është që ka qenë një projekt shumë sfidues. Unë e kam quajtur “projektin e jetës”, kështu që për këtë mund të jem vetëm falenderuese ndaj producentes Holta Dulaku, por edhe publikut që më ka mbështetur në këtë rrugëtim plot sfida. Përtej momenteve të vështira, ajo çfarë mbetet janë momentet e bukura dhe unë e them me bindje që e kam shijuar në maksimum,” u shpreh ajo.

Dhe sigurisht që Fjoralba do ta moderojë edhe edicionin e dytë!

“Po patjetër që do të shihemi te dyshi. Seriozisht e keni ju? Po ku heq dorë unë nga kjo tani?”

Por, përtej angazhimit në ekran dhe konfirimimit për të qenë pjesë e prezantimit të “Ferma Vip 2”, Fjoralba duket se mezi po pret që të shijojë një momente me partnerin e saj.

“Më ka marrë malli të kaloj kohë me të dashurin tim sepse kam qenë shumë e angazhuar me fermën,” përfundoi Ponari.

Të ngjashme