Lajme
Fjolla Morina shpallet në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Kukësit
Demokracia
19:38 | 20 Prill 2021

Share:

Prokuria e Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka nisur kërkesën që Fjolla Morina të kërkohet ndërkombëtarisht.

Këngarja nga Kosova është dënuar me 6 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës, për shkak të “trafikut të armëve dhe municionit”, transmeton Demokracia.com

Fjolla Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri. Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën  në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.

Ende nuk është e qartë nëse këngëtarja do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa përfunduar gjykimi i saj në Gjykatën e Apelit.

Ajo u dënua me datën 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet për Morinën, por gjykata u tregua më e ashpër. Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares./Demokracia.com/

 

Të ngjashme