ShowBiz
Fjolla Morina paralajmëron ndjekësit e saj
Demokracia
15:26 | 10 Qershor 2022

Share:

Fjolla Morina është njëra ndër këngëtaret më të komentuara me veprimet e saj.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë momente nga përditshmëria e saj.

Këngëtarja 36-vjeçare me sa duket ka vendosur të rikthehet sërish në muzikë.

Teksa ka shpërndarë nje fotografi në rrjete sociale, ajo tha se së shpejti do të sjellë këngën e re.

“Kënga e re së shpejti me….?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos duke bërë me dije se është bashkëpunim.

Projekti i fundit muzikor i quajtur “Kape” Fjolla Morina e publikoi më 20 shtator të vitit 2020.

Të ngjashme