ShowBiz
Fjolla Morina në arrati, Gjykata e Kukësit ndryshon vendimin
Demokracia
16:06 | 01 Mars 2021

Share:

Këngëtarja Fjolla Morina, vitin e kaluar mori vemëndjen e mediave, pasi gjet me armë zjarri ndërsa po kalonte kufirin në Morinë.  Policia kishte gjetur dy pistoleta dhe 23 fishekë.

Ajo u dënua nga gjykata me arrest shtëpiak.

Tani këngëtarja është në arrati, duke shkeluar kështu vendimin e gjykatës.

Në mungesë të saj, trupi gjykues sot, e ndryshoi masën e sigurisë, nga ‘arrest shtëpie’, në ‘arrest me burg”.

Theksojmë se në momentin kur iu gjetën armët, Fjolla ishte në një makinë e shoqëruar me dy meshkuj të tjerë. Njëri nga ta ishte Fitim Muji, shofer personal dhe Fisnik Syla, i cili tashmë njihet nga mediat dhe para pak kohe u bë bashkëshorti i këngëtares./Demokracia.com

Të ngjashme