ShowBiz
Fjolla Morina lirohet nga paraburgimi
Demokracia
11:55 | 15 Shtator 2021

Share:

Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi, ka konfirmuar për Express avokati i saj Fanol Krasniqi.

Sipas avokatit Krasniqi, gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtës i është ndërprerë masa e paraburgimit.

“Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtes ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin”, tha Krasniqi për Gazetën Express.

Fjolla Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Masa e paraburgimit i ishte llogaritur prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë.

 

Të ngjashme