Lifestyle
Fjalitë në intervistë që ua sigurojnë kandidatëve ofertën e punës
Demokracia
08:46 | 25 Nëntor 2021

Share:

A e dini që ka fraza të cilat bëjnë “magji” në intervistat e punës? Janë këto fjalitë që i impresionojnë punëdhënësit, pavarësisht se për çfarë pozite dhe industrie po intervistoheni. Mbase gjatë përgatitjes tuaj përpara se të shkoni në intervistë të punës, i keni përsëritur pa pushim disa fjali që keni menduar që janë më të mirat për t’i thënë gjatë intervistës, por përsëri nuk keni të sigurt, nëse janë të duhurat.

Mos e humbisni durimin dhe vazhdoni më tutje për t’i mësuar ato që bëjnë “mrekulli”.

“Isha shumë i/e ngazëllyer kur mësova për këtë pozitë”

Nëse keni shkuar në intervistë dhe thjesht përgjigjeni në çdo pyetje që jua bëjnë, jo vetëm që nuk do të lini përshtypje të mirë, por do të lini përshtypje të keqe, duke e ndërprerë aty çdo lidhje me kompaninë. Për ta bindur punëdhënësin që jeni shumë të interesuar duhet të shfaqni entuziazëm në përgjigjet tuaja. Madje, nuk është aspak turp që të jeni i hapur, duke i shtuar kësaj fraze edhe një fjali si “Më pëlqen që të krijoj përmbajtje për klientët pikërisht në këtë hapësirë dhe me të njëjtin ekip!”.

“Kjo punë më përputhet shumë me përvojën dhe kualifikimet e mia dhe ja pse”

Njëra nga qëllimet e rekruterëve është gjetja e dikujt për t’u përshtatur në kultura dhe detyra pa shumë probleme në atë pozitë. Kjo do të thotë që duhet të të jeni të përgatitur mirë me kërkesat dhe kushtet e punës dhe keni aftësi për të ekzekutuar. Gjatë intervistës së punës e keni mundësinë që t’i thoni gjërat që nuk keni pasur mundësi t’i përmendni në letër motivuese.

Prandaj, kur e thoni këtë është shumë e rëndësishme që ta keni gati një “tregim” i cili e shpjegon përvojën tuaj. Zgjidhni ngjarje që i hedhin në pah aftësitë dhe pikat tuaja më të forta!

Pashë që puna kërkon e di shumë mirë përdorimin e softuerit X. Unë e përdora këtë softuer në dy punët e mia të kaluara, kështu që jam shumë rehat me të gjatë përdorimit. Madje edhe kam trajnuar punonjës të rinj kur kanë filluar punën atje. Të njëjtën mund ta bëj edhe këtu.”

“Kam lexuar për këtë projekt në ueb-faqen tuaj”

Punëdhënësit janë në kërkim të punonjësve të informuar. Me këtë fjali ju tregoni që keni hulumtuar paraprakisht dhe jeni shumë të interesuar që ta zini atë vend pune. Kështu që, hulumtoni jo vetëm në faqen e internetit të kompanisë, por edhe në rrjetet sociale, apo storjet në mediume të ndryshme.

“Më lejoni që t’jua një kohë kur e kam zgjidhur një problem të tillë”

Bazuar në një gjetje të Asociacionti Nacional të punëdhënësve dhe kolegjeve, zgjidhja e problemeve është njëra ndër aftësitë e buta që të diplomuarve të rinj të kolegjit u mungon më shumë. Por edhe, kur vendosni të tregoni që jeni problem-zgjidhës, tregoni atë me shembuj. Edhe këtu ka dallim. Mënyra më e mirë është që të hulumtoni për kompaninë dhe të shihni se me çfarë sfidash përballet kompania, pastaj shpjegoni sesi keni zgjidhur probleme të ngjashme në të kaluarën.

“Kam lexuar në faqen tuaj të internetit që jeni duke u bërë gati për ta lansuar një produkt të ri, por nuk ka shumë media që po flasin për këtë. Në punën time të vjetër pata punuar për të nxjerrë një produkt të ri në treg. Atë kohë pata qenë i përfshirë në krijimin e njoftimeve për shtyp dhe sigurohesha që ta ketë mbulim të mjaftueshëm mediatik. Do të doja të ndaja atë që mësova me ekipin tuaj dhe të ndihmoja produktin tuaj të ri të ekspozohej më shumë.”

“A mund ta qartësosh?”

Kur gjatë gjithë kohës e tundni kokën në shenjë pohimi, intervistuesi mund të mendojë që nuk po e dëgjoni vërtetë dhe gjithçka që po bëni është ta prisni radhën tuaj për të folur. Duke bërë pyetje të tilla pasuese gjatë intervistës, tregoni që jeni plotësisht të angazhuar në bisedë. Pra, nuk po e humbni kohën e tyre

Përmendni emrin e intervistuesit

Një mënyrë e mirë për të krijuar lidhje me intervistuesin është që ta përmendi emrin e intervistuesit dy deri në tri herë gjatë intervistës. Duket që nuk ka ndonjë rëndësi, por do të thotë shumë. Intervistuesit janë gjithmonë intuitivë në krijimin e kimisë në mes të personave.

Të ngjashme
Lifestyle • 18 Prill 2024
Lifestyle • 17 Prill 2024
Lifestyle • 17 Prill 2024