Lajme
Fjalimi i Trumpit pas largimit nga Shtëpia e Bardhë: Ka disa fjalë edhe për administratën e ardhshme
Demokracia
15:28 | 20 Janar 2021

Share:

Presidenti Donald Trump mbajti fjalimin e tij lamtumirës, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Në bazën ushtarake, “Joint Base Andrews”, përpara një fluturimi të fundit presidencial në Palm Beach, Trump u prit me brohoritje nga mbështetësit e tij.

Presidenti Trump i falënderoi për mbështetjen dhe iu shprehu dashurinë e tij.

“Ajo që kemi bërë ka qenë e mahnitshme për çdo standard. Të gjithë keni bërë një punë të mrekullueshme. Ka qenë diçka mjaft e veçantë, dua të falënderoj bashkëshorten time, e cila më ka qëndruar pranë gjatë detyrës sime. Është shumë popullore me njerëzit dhe dua ta ftoj këtu.” tha ai, përcjell Demokracia.com

Trump foli edhe për pandeminë e koronavirusit dhe tha se gjatë mandatit të tij u zbulua edhe vaksina kundër Covid-19.

Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti Trump tha se ka qenë nderi i madh të ishte president. Duke iu drejtuar mbështetësve, ai u shpreh se do të luftoj gjithmonë për ju.

Trump, gjithashtu i uroi administratës së re sukses të madh për të ardhmen, por nuk u drejtua me emër Joe Biden ose Kamala Harris.

Gjithashtu edhe Zonja e Parë Melania Trump foli në ceremoninë e lamtumirës para se të niseshin për në Florida.

“Të qenurit zonja juaj e parë ishte nderi im më i madh. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Ju do të jeni në mendimet dhe lutjet e mia. Zoti ju bekoftë të gjithëve. Zoti i bekoftë familjet tuaja. Dhe Zoti e bekoftë këtë komb të bukur. Faleminderit,” ajo tha.

Trump ka refuzuar traditën duke mos marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri./Demokracia.com

 

Të ngjashme