Lajme
Fjalimi i Joe Biden një ditë para inaugurimit: Presidenti i zgjedhur amerikan qanë derisa kujton të birin që i ka vdekur
Demokracia
21:02 | 19 Janar 2021

Share:

Në një fjalim shumë personal dhe emocional, presidenti i ri amerikan Joe Biden i ka dhënë një lamtumirë vendlindjes së tij në Delaware, para se të nisej për në Shtëpinë e Bardhë. E pikërisht në këtë paraqitje, ai ka kujtuar të birin e ndjerë, Beau Biden.

Joe Biden i cili pritet që nesër të inaugurohet si president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka falenderuar mbështetësit dhe shtetin e tij, që i ndihmuan në fitore, raportojnë mediat amerikane, transmeton Demokracia.com

“Është disi emocionuese për mua. Keni qenë me mua tërë karrierën time, nëpër kohërat e mira dhe të këqijat”, ka thënë Biden mes lotësh.

Ai gjithashtu tregoi se sa shumë e donte qytetin e tyre të lindjes djali i tij i ndjerë, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Delaware, Beau Biden.

“Kam vetëm një keqardhje, që ai nuk është këtu,” tha Biden duke iu referuar djalit të tij të ndjerë, “sepse ne duhet ta prezantonim atë si president.”

Kujtojmë që Biden ka pasur një lidhje të fuqishme në Kosovën.

Vlen të theksohet se ruga Ferizaj-Gjilan ka marrë emrin e të birit të tij, Beau Biden, e që të njëjtën e ka vizituar edhe presidenti i ri bashkë me pjesën tjetër të familjes./Demokracia.com

Të ngjashme