ShowBiz
Fjalimi i aktorit pasi fitoi çmimin Oskar bëhet viral
Demokracia
20:29 | 27 Prill 2021

Share:

Daniel Kaluuya fitoi çmimin “Oscar” si “Aktori më i mirë në rol dytësor” me rolin e tij si Fred Hampton, në filmin “Judas and the Black Messiah”.

Në fjalimin e tij, aktori falenderoi bashkëpunëtorët e tij dhe shprehu mirënjohje edhe për prindërit.

“Duhet të festojmë për jetën. Po marrim frymë, po ecim. Është e pabesueshme. Është e pabesueshme. Mami, babi im, ata bënë seks! Është e mrekullueshme. Dhe ja, unë jam këtu”, deklaroi aktori.

Në ato momente kamerat u fokusuan tek e ëma, e cila qeshi e sikletosur pas fjalëve të të birit.

Me këtë deklaratë aspak të zakontë, aktori arriti të marrë vëmendjen e të gjithëve të pranishmëve dhe të bëhet trend në Twitter. /Demokracia.com/

Të ngjashme