Lajme
Fituesi rus i çmimit Nobel nxjerr në ankand medaljonin. Paratë shkojnë për Ukrainën
Demokracia
09:48 | 02 Qershor 2022

Share:

Të gjitha paratë e fituara nga çmimi Nobel, gazetari rus Dmitry Muatov do t`i dhurojë për Ukrainën.

Ai ka nxjerrë në ankand gjithashtu medaljonin e fituar me çmimin Nobel dhe paratë do të dhurohen për UNICEF, për fëmijët refugjatë të Ukrainës.

Muratov njihet si kryeredaktor i gazetës Novaya që i ka pezulluar publikimet për shkak të ligjit që Putin vendosi pas pushtimit të Ukrainës.

Lajmet e mbulimit të luftës, i konsideron të jashtëligjshme, pasi sipas Putin, kjo nuk është luftë pushtuese, por mbrojtëse.

Ankandi i hapur nga Heritage Auction do të mbyllet më 20 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve.

Të ngjashme