Lajme
Fituesi i zgjedhjeve në Mal të Zi përjashton koalicionin me partinë e Dritan Abazoviqit
Demokracia
12:13 | 12 Qershor 2023

Share:

Lideri i Lëvizjes ‘Evropa Tani’, që arriti të marrë më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme në Malin e Zi, Milojko Spajiç, tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që Qeveria të formohet sa më shpejt.

Ai tha se është arritur një fitore e madhe, pavarësisht keqpërdorimit të resurseve shtetërore.

Spajiç njoftoi se PES do të bisedojë me të gjithë me të cilët ndajnë vlera të përbashkëta.

I pyetur se me kë do të formonin qeverinë, Spajiç tha se e kishte thënë qartë se me kë nuk do të bënte koalicion – me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare URA.

Zyrtari i PES, Filip Ivanoviç, tha se kjo parti do të ketë grupin më të madh parlamentar në Kuvend dhe do të jetë përbërësi kryesor i Qeverisë. Ai e prezantoi Spajiç si kryeministër të ri.

Të ngjashme