Lajme
Fituesi i zgjedhjeve në Himarë dërgohet në paraburgim
Demokracia
16:32 | 22 Maj 2023

Share:

Gjykata e Posaçme në Tiranë ka vendosur për paraburgim për fituesin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Belerin.

Beleri ishte arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, nën dyshimin për blerje votash.

Beleri u transferua sot nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë, ndërsa ai mbrohet nga avokatët.

Sipas prokurorisë, ai iu premtonte qytetarëve se në këmbim të votës do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Sipas akuzës, Fredi Beleri është filmuar duke blerë 8 vota për 40 mijë Lekë.

Vetë Beleri i ka mohuar akuzat duke e cilësuar arrestimin e tij të nxitur nga politika. Në arrest në burg është lënë gjithashtu edhe miku i Belerit, Pandeli Kokoveshi.

Të ngjashme