Sport
Fituesi i Xhiros së Italisë, çiklisti i njohur përplaset me autobusin gjatë stërvitjes
Demokracia
12:14 | 25 Janar 2022

Share:

Momente paniku për çiklistin kolumbian Egan Bernal, fitues i Xhiros së Italisë vitin e kaluar dhe Turit të Francës në vitin 2019.

Ai është përplasur me një autobus gjatë kohës që ishte duke u stërvitur me skuadrën e tij në vendlindje (qyteti i Gachancipa). Përplasja ka qenë e fortë, çka ka detyruar çiklistin e skuadrës Ineos të operohet me urgjencë.

Sipas mediave vendase, Bernat ka pësuar mjaft fraktura në trup dhe kokë, madje edhe në kolonën vertebrale, çka e bëri të detyrueshme ndërhyrjen kirurgjikale, transmeton telesport.

Operacioni i kryer në Bogota ka qenë i suksesshëm, por 25-vjeçari do të qëndrojë 72 orë në terapi intensive, nën mbikqyrjen e mjekëve. Bernat ka qenë gjithnjë koshient pas aksidentit, por sezoni i tij tashmë është në dilemë. /Demokracia.com

Të ngjashme