Lajme
Fituesi i tenderit në Presidencë: Me babain e Vjosës jemi shokë që kur ai punoi në Mbrojtjen Popullore
Demokracia
18:00 | 12 Janar 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani e ka mohuar vazhdimisht se babai i saj, Raif Osmani, ka punuar në Mbrojtjen Popullore të ish-Jugosllavisë. 

Por, së fundmi, një tender për renovimin e zyrave në Presidencë nxori në pah një tjetër të vërtetë, shkruan Demokracia.com.

Jeton Canhasi, pronari i kompanisë “Arhing”, i kontaktuar nga Demokracia.com për tenderin e fituar në Zyrën e Presidentes për rregullimin e dyshemeve të zyrave, konfirmoi se është mik i babait të presidentes Osmani, që nga koha kur ai kishte punuar në Mbrojtjen Popullore të ish-Jugosllavisë.

“Me babanë e saj unë kam qenë në atë kohë, kur babai i Vjosës ka punuar në “Mbrojtje Popullore”, unë kam qenë shef i inspekcionit të ndërtimtarisë e nga aty njihemi. Pra, jemi shokë, kjo është lidhja me të”, ka thënë Canhasi për Demokracia.com.

E që ka punuar në ish-sistemin jugosllav, babai i presidentes Osmani, Raif Osmani, e kishte mohuar në një prononcim për media në Kosovë.

Brigada e Kosovës e Mbrojtjes Popullore në ish-Jugosllavi ishte formuar më 26 janar të vitit 1945 nga ana e partizanëve të zgjedhur prej Brigadave të Kosovës. Ajo kishte një kapacitet prej rreth 1,600 ushtarësh. /Demokracia.com/

EKSKLUZIVE: Presidenca i jep tender mikut të babait të Vjosa Osmanit (Dokumente)

Reagon një këshilltare e Osmanit pas raportimit që Presidenca i ka dhënë tender mikut të babait të presidentes

Të ngjashme