Sport
Fituesi i Kupës së Botës me Brazilin i rikthehet futbollit në moshën 44-vjeçare, 12 vjet pas pensionimit
Demokracia
21:14 | 23 Mars 2022

Share:

Ish-lojtari më i shtrenjtë në botë, Denilson de Oliveira ka njoftuar rikthimin e tij në futboll në moshën 44-vjeçare.

I njohur thjesht si Denilson, anësori ka nënshkruar një marrëveshje me skuadrën e ligës së ulët braziliane, Ibis Sport Club – 12 vjet pasi fillimisht i kishte “varur këpucët”, njofton TheSun, përcjell Demokracia.com.

Denilson luajti 61 herë për Brazilin midis viteve 1996 dhe 2003, madje fitoi Kupën e Botës në 2002.

Lëvizja e tij prej 21.5 milionë funteve nga Sao Paulo në atdheun e tij te skuadra spanjolle Real Betis në vitin 1998 e bëri atë lojtarin më të shtrenjtë në botë në atë kohë.

Denilson fillimisht u tërhoq në vitin 2010 pas periudhave të kaluara me skuadrën greke të nivelit të dytë Kavala dhe ekipin vietnamez Hai Phong.

Por 12 vjet më vonë, duke shkruar në Tëitter, Denilson njoftoi në mënyrë sensacionale se është rikthyer në fushat e blerta./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024