ShowBiz
Fituesi i Eurovision flet pas akuzave për përdorim droge
Demokracia
22:11 | 23 Maj 2021

Share:

Këngëtari kryesor i grupit italian që fitoi në Eurovision Song Contest ka mohuar konsumimin e drogave, pas spekulimeve në internet mbi pamjet që e tregojnë atë të mbështetur mbi një tavolinë, me kokën e ulur.

Damiano David i Måneskin hodhi poshtë idenë se ai kishte marrë kokainë, transmeton Demokracia.com

“Unë nuk përdor drogë. Ju lutem, djema. Mos e thoni me të vërtetë, pa kokainë,” tha ai në një konferencë shtypi.

Në një deklaratë, Eurovision tha se këngëtari do të “bënte një test  droge vullnetarisht pasi të mbërrinte në shtëpi”.

Måneskin, i cili kishte qenë favorit për të fituar konkursin, mori çmimin kryesor me këngën e tyre Zitti e buoni.

Njerëzit në shtëpi spekuluan se çfarë po bënte këngëtari kur u shfaq me kokë të ulur afër tavolinës ndërsa  grupoi festonte fitoren e tyre gjatë transmetimit direkt./Demokracia.com/

Të ngjashme