Sport
Fitorja është “detyrim” për Barcelonën sot, i bën “konak” Granadës në Camp Nou
Demokracia
11:05 | 20 Shtator 2021

Share:

Xhiro e pestë në kampionatin elitar të Spanjës përmbyllet sot me vetëm një ndeshje në program.

Barcelona në “Camp Nou” dëshiron ta lë prapa humbjen e hidhur kundër Bayern Munichut, shkruan Demokracia.com.

Katalunasit sfidohen nga Granada e cila nuk po kalon formë të mirë në javët e para të La Ligas.

Fitorja është e domosdoshme për të besuarit e trajnerit, Ronald Koeman.

Barcelona për momentin ndodhet në pozitën e dhjetë me shtatë pikë, ndërsa Granada pozicionohet në vendin e 17-të me dy pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme