Sport
Fitorja e thellë ndaj Ballkanit dhe ngritja në vendin e katërt, reagon presidenti i Llapit
Demokracia
17:45 | 21 Nëntor 2021

Share:

Llapit i ka takuar përballje e vetme e ditës dhe e fundit e javës së 14-të në Superligë kundër Ballkanit.

Llapjanët fituan thellë 4-1 ndaj “portokallezinjve” në stadiumin e Merdarës, shkruan Demokracia.com.

Falë kësaj fitoreje, “bardhekaltrit” nga Podujeva ngriten në vendin e katërt me 21 pikë, vetëm katër më pak se vendi i parë, Gjilani.

E për këto arsye ka reaguar edhe presidenti i klubit të Llapit, Beqir Batatina.

I njëjti përmes llogarisë së tij në Facebook ka uruar tifozët e Llapit për fitoren me rikthim në rezultat.

Batatina u shpreh i lumtur që udhëheq klubin llapjan, e cila sipas tij po bën krenar qytetin e Podujevës.

Postimi i plotë i tij:

Urime fitorja bindëse dhe rikthimi i çmendur të gjithë tifozëve llapjanë, lojtarëve, trajnerëve dhe gjithë qytetit të Podujevës.

Me këso angazhimi ju jeni duke treguar se jeni krenaria e qytetit dhe tifozëve llapjanë.

Jam shumë i lumtur që udhëheq një klub me këtë karakter fituesi, këtë klub që po bënë krenar gjithë qytetin.

URIME

I juaji

Presidenti z. Beqir Batatina. /Demokracia.com

Të ngjashme