Sport
Fitorja e rëndësishme ndaj Prishtinës, deklarohet Ilir Daja
Demokracia
15:58 | 17 Prill 2022

Share:

Ballkani ka arkëtuar pikët e plota në njërën nga kryendeshjet e javës në Superligën e Kosovës në futboll kundër Prishtinës të cilën e mundën 2:0.

Blendi Baftiu dhe Ermal Krasniqi ishin autorët e golave për suharekasit që tani janë edhe më afër titullit të kampionit, shkruan Demokracia.com.

Trajneri, Ilir Daja tha se Ballkani pavarësisht mungesave ka edhe një “ekip të dytë” i cili bën që mungesat të mos vërehen.

“Po kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë duke krijuar shumë raste, pavarësisht se kemi pasur një kundërshtar që vinte nga disa rezultatet pozitive. E rëndësishme ishte fitorja, pasi kemi pasur shumë mungesa si me kartonë edhe me lëndime, por këtu kemi edhe një ekip të dytë që nuk u vërejtën mungesat”, tha Daja për Art Sport.

“Sigurisht që çdo ndeshje të jep besim më të madh, pasi po vazhdojmë ecurinë e rezultateve pozitive. Jemi fokusuar të gjithë së bashku pasi çdo ndeshje e kemi si finale dhe kemi entuziazmin dhe së bashku do të vazhdojmë”, u shpreh trajneri shqiptar.

Me këtë fitore, Ballkani ka 63 pikë në pozitën e parë, duke vazhduar ta mbajë distancën prej tetë pikëve me Gjilanin kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 10 Qershor 2024