Sport
Fitorja e parë në Botëror, Xhaka: Është nder të jem kapiten i shtetit tim në Kupën e Botës
Demokracia
14:58 | 24 Nëntor 2022

Share:

Reprezentacioni i Zvicrës, pjesë e të cilës janë edhe tre futbollistët shqiptarë, e kanë nisur me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës “Katar 2022” në ndeshjen kundër Kamerunit.

“Helvetikët” triumfuan 1:0 ndaj kombëtares afrikane në “Al Janoub Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Kapiteni i reprezentacionit të Zvicrës, Granit Xhaka, që ka prejardhje nga Kosova, ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram pas fitores së parë në Botëror.

“Çfarë nderi për të qenë kapiten i vendit tim në Kupën e Botës. Fillim perfekt” – ka shkruar ndër tjerash Xhaka në rrjetin social.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)


Zvicra dhe Kameruni janë pjesë e Grupit G së bashku me Brazilin dhe fqinjin verior të Kosovës, Serbinë./Demokracia.com/

Të ngjashme