Lajme
Fitore për Rusinë: Tërhiqen forcat ukrainase, bie Avdiivka
Demokracia
08:08 | 17 Shkurt 2024

Share:

Ushtria ukrainase ka thënë se i ka tërhequr trupat e veta nga Avdiivka, qytezë kyçe në lindje që për disa muaj ishte e rrethuar nga forcat ruse.

Komandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi, tha se veproi “për ta shmangur rrethimin dhe për t’ ruajtur jetën dhe shëndetin e personelit”, raporton televizioni BBC. Ai shtoi se trupat janë vendosur në “vija më të favorshme”.

Zëvendësi i tij tha se rusët kishin përparësi të madhe në artileri dhe po avanconin “mbi kufomat e ushtarëve të tyre”, raporton televizioni BBC.

Në Avdiivka – portë drejt qytetit të kapur nga rusët, Donetsk – kishte luftime të ashpra me muaj dhe tani është shkatërruar pothuajse tërësisht.

Rënia e këtij vendbanimi e shënon ndryshimin më të madhe në vijën e frontit më të gjatë se një mijë kilometra që nga rënia e qytezës Bakhmut në maj të vitit të kaluar.

Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale të shtunën, komandanti i ushtrisë ukrainase tha se vendimi i tij është mbështetur në “situatën operacionale përreth Avdiivka-s”.

“Ushtarët tanë e kryen detyrën e tyre ushtarake me dinjitet, bënë gjithçka të mundshme për t’i shkatërruar njësitet më të mira ruse, i shkaktuan humbje të konsiderueshme armikut në aspektet e fuqisë njerëzore dhe pajisjeve” – shtoi ai.

Të ngjashme