Lajme
Fitore Pacolli flet kundër gazit amerikan nga Kroacia ku ambasador është Martin Berishaj
Demokracia
23:47 | 28 Prill 2022

Share:

Vitin e kaluar Qeveria e Kosovës tha se nuk është e interesuar për ndërtimin e rrjetit të gazit që do të lidhte Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Në një linjë me Qeverinë sot është deklaruar edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, shkruan Demokracia.com.

Ajo nga Kroacia, vendi ku ambasador është Martin Berishaj,  i cili po dyshohet për përfshirje në një aferë të shpëlarjes së parave dhe dyshohet se nga kompania GEN-I me bazë në Serbi, ka marrë 600 mijë euro, në një biznes për energjinë.

Pacolli në Kroaci ka takuar këshilltarin special të presidentit të Kroacisë për Energji dhe Klimë me të cilin kanë diskutuar për trasnzicionin nga qymyri në burime të ripërtritshme të energjisë.

Pacolli thotë se një gjë e tillë përputhet edhe me atë që e ka deklaruar ajo në Kuvend, se investimet në gaz nuk i konvenojnë Kosovës.

“Gjatë takimit me Këshilltarin Special të Presidentit të Kroacisë për Energji dhe Klimë u diskutua që tranzicioni drejtë energjisë së pastër përfshin edhe tranzicionin nga gazi në burime të ripërtrishme. Kjo përputhet me atë që e kam përsëritur disa herë në Kuvend se investimet në gaz nuk i konvenojnë Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Ajo thotë se Kosova duhet të kalojë nga qymyri në energji të ripertritshme dhe jo nga qymyri në gaz e më pas nga gazi në energji të ripërtritshme.

Pacolli shton tutje se kjo është rruga më e lirë dhe më e sigurt për Kosovën, meqë Kosova e ka qymyrin e vetë dhe se gazin do t’i duhej ta blinte.

“ Ne duhet të kalojmë nga qymyri në energji të ripërtrishme dhe jo të kalojmë nga qymyri në gaz e pastaj prej gazit në energji të ripërtrishme. Kjo është rruga jonë më e sigurt më e shpejtë dhe më e lirë për Kosovën.

Gazi është lëndë djegëse njësoj si qymyri. Dallimi është se qymyrin e kemi tonin pra pa pare ndërsa gazin do ta blejmë”, ka përfunduar Pacolli.

Refuzimi që qeveria ia bëri  projektit për ndërtimin e rrjetit të gazit që do të lidhte Kosovën me Maqedoninë e Veriut, nxiti debat në Kosovë pasi partitë opozitare thanë se po refuzohet një projekt amerikan me interes strategjik për vendin.

Projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit me Maqedoninë e Veriut,  parashihej të bëhej me mbështetje të agjencisë amerikane, Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF)./ Demokracia.com/

Të ngjashme