Sport
Fitore “e përgjakshme” e Barcelonës, nga 1:3 në 4:3
Demokracia
18:35 | 19 Prill 2025

Share:

Barcelona ka shënuar një fitore madhore ndaj Celta Vigos në xhiron e 32-të të La Ligës.

Katalunasit tani numërojnë 73 pikë, shtatë më shumë se Real Madridi në vendin e dytë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Katalunasit e nisën mirë me golin e Ferran Torresit, mirëpo Borja Iglesias i Celta Vigos u “tërbua” me tri gola për mysafirët.

Barcelona nisi kthesën me golin e Dani Olmos dhe atë të Raphinha-s.

Këtij të fundit nuk iu drodh syri në minutën e tetë shtesë të pjesës së dytë kur shënoi për 4:3 duke ia siguruar tri pikë të mëdha për titull klubit të tij.

Të ngjashme