Sport
Fitore dramatike e Real Madridit përballë Elches
Demokracia
18:11 | 13 Mars 2021

Share:

Real Madridi ka shënuar fitore jashtëzakonisht tëe rëndësishme në elitën e futbollit spanjoll.

Në “Alfredo di Stefano”, në pasditen e sotme, madrilenët ishin nikoqirë të Elches, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme për javën e 27-të në La Liga i takoi Real Madridit me rezultat 2:1.

Të parët shënuan mysafirët përmes Calvos në minutën e 61-të të ndeshjes.

Real Madridi reagoi më pas përmes Karim Benzemës i cili shënoi golat e fitores në minutat ’73 dhe ’91.

Me këtë fitore, Real Madridi ngritët në vendin e dytë në La Liga me 57 pikë, kurse Elche mbetet në vendin e 17-të me 24 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme