A mund të kaloni një ditë të plotë pa prekur telefonin, televizorin ose laptopin tuaj?
Nëse po, reviews.org po ofron shpërblim prej 2 mijë e 400 dollarësh për vulletarët që pranojnë sfidën, përcjell Demokracia.com
Kompania po pret një “Sfidë 24-orëshe Digital Detox Challenge” ku pjesëmarrësit do të heqin pajisjet e tyre elektronike dhe do të raportojnë për përvojën.
Kushdo që është 18 vjeç ose më i vjetër dhe ka të drejtë të punojë në Shtetet e Bashkuara mund të aplikojë. Sfiduesit do të shpallen në kanalin Youtube të Review.org me 29 Mars.
Pjesëmarrësit do të kenë dy javë kohë për të pranuar ose refuzuar sfidën dhe për të zgjedhur një ditë për ta përfunduar atë.
Aplikimet mbyllen më 26 Mars. /Demokracia.com/