Real Madridi ka vuajtur shumë por ka marrë një fitore me vlerë sot në La Liga, pasi ka triumfuar përballë Celta Vigos me rezultat 1:3, shkruan Demokracia.com.
Kjo sfidë që u luajt në kuadër të javës së 28-të ka sjellë një ndeshje të fortë por edhe shumë emocione. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:2 për Realin me dy gola të shënuar nga Benzema ndërsa për vendasit realizoi Mina.
Në pjesën e dytë u mendua se do të kemi edhe më shumë spektakël por në fakt ndodh e kundërta. Reali e ruajti epërsinë dhe në minutat shtesë ka shënuar Asensio, duke ia siguruar skuadrës së tij tri pikë me peshë.
Skuadra e Zinedine Zidane tash është në vendin e dytë me 60 pikë tri më pak se Atletico që është në vendin e parë por që ka një ndeshje më pak. /Demokracia.com