Sport
Fitoi penallti ndaj Malmos, por Rudiger bëri veprim qesharak dhe të çuditshëm
Demokracia
11:05 | 21 Tetor 2021

Share:

Mbrojtësi i Chelseas, Antonio Rudiger e ka shijuar në maksimum fitimin e një penalltie në ndeshjen kundër Malmos.

Chelsea triumfoi lehtësishë 4-0 kundër Malmos në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.

Jorginho ishte realizator i dy golave nga pika e bardhë e penalltisë, e një nga to e kishte fituar mbrojtësi gjerman, Rudiger.

Kamerat e kapën momentin kur reprezentuesi i Kombëtares së Gjermanisë fitoi penalltinë, ndërsa ajo që mori vëmendjen ishte reagimi i tij.

Ai u ngrit nga fusha duke e tundur gjuhën dhe pamja e fytyrës së tij me shiun që binte pa ndalë ishte vërtetë qesharake.

Ndryshe, Rudiger raportohet se është në “shënjestrën” e Real Madridit për merkaton e dimrit.

Më poshtë mund ta shikoni videon. /Demokracia.com

Të ngjashme