Lajme
Fisnik Ismaili thotë se Kurti e Osmani s’e vizituan “Newbornin” kur u ngjyros me uniformën e UÇK-së
Demokracia
08:42 | 18 Shkurt 2023

Share:

Krijuesi i monumentit “Newborn”, Fisnik Ismaili, kësaj herë është kritikuar shumë për pamjen e re të këtij monumenti.

Së fundmi, Ismaili ka reguar në postimin e Bujar Abazit, i cili ka thënë se kryeministri duhet të vizitonte ‘obliskun’ Newborn.

Ismaili ka komentuar duke i thënë para disa viteve kur e kanë bërë me uniformën e UÇKsë, dedikuar luftës për liri, kryeministri ka shkuar për vizite të monumenti ‘Heroinat’, që gjendet përball Newborn, dhe sipas tij nuk kanë ndaluar as për dy sekonda tek ai.

“Kur e bëmë me uniformë të UÇK-së parvjet, dedikuar luftës për liri, erdhën Kryeministri me Kryetaren te monumenti Heroinat përballë, dhe nuk e kaluan rrugën me u ndalë 2 sec te monumenti NEWBORN (mos i thuaj obelisk, të lutem, se ia kanë vu ashtu gabim). Nuk e dijen që monumenti ka me ndenjtë gjatë mbasi të harrohemi krejt ne. Inati kryet ta then, thojnë.” – ka shkruar ai.

Të ngjashme