Ideatori i NEWBORN-it, Fisnik Ismaili ka komentuar logon e re të Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Ish-deputeti i Republikës së Kosovës ka punuar një logo të re, derisa nuk e ka pëlqyer fare këtë logon aktuale që ditë më parë e prezantoi FFK-ja.
“Këtë nuk e bana as për me shitë mend, as për me lypë me e ba logo zyrtare, ndonëse prej meje e keni falas, Federata e Futbollit e Kosovës, vetëm për me ju tregue edhe një herë se jo gjithçka që vjen nga jashtë ka vlerë më të madhe se ato çka mundemi ne vendorët me ba”, ka shkruar ndër të tjera Ismaili.
Postimi i plotë i Fisnik Ismailit:
https://www.facebook.com/Karrota/posts/10165165569580191