ShowBiz
“Firmosëm divorcin”, Wanda tregon tronditjen në çift pas tradhtisë
Demokracia
08:41 | 26 Tetor 2021

Share:

Mauro Icardi dhe Wanda Nara do të qëndrojnë bashkë. Këtë e ka konfirmuar bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e sulmuesit të Paris Saint-Germain, e cila në profilin e saj në Instagram ka treguar thuajse në detaje ngjarjet që tronditën çiftim në periudhën e fundit.

Sikurse e zbulon Nara, të dy, fillimisht, nënshkruan divorcin, por, më pas, vendosën të mos shkatërrojnë gjërat e mira të ndërtuara vitet e fundit.

“Fotografitë që kam postuar muajt e fundit tregojnë se sa mirë ishim dhe sa të lumtur ishim,” shkruhet në postimin në Instagram – “Pas asaj që ndodhi, u ndjeva e lënduar. Çdo ditë i kërkoja Mauros divorcin. Kur e kuptoi që nuk kishte kthim mbrapa, se nuk mund të vazhdonim kështu, se ndarja ishte e vetmja mënyrë për t’u dhënë fund kaq shumë dhimbjeve, se ishte më mirë ta bënim, shkuam tek avokati. Mauro pranoi të gjitha kushtet dhe firmosëm. Të nesërmen, më shkroi një letër si kurrë më parë: “Të dhashë gjithçka dhe t’i ke gjithçka, shpresoj që të jesh e lumtur, sepse kjo do të më bënte edhe mua të lumtur.” Aty kuptova diçka: mund të kisha gjithçka, por pa të do të ishin asgjë. Jam e sigurt qe momenti qe po kalojmë do të na forcojë si çift dhe si familje. E rëndësishme është që kemi pasur lirinë t’i jepnim fund historisë sonë 8-vjeçare, por me shpirt të lodhur dhe me kaq shumë lot kemi zgjedhur të jemi përsëri bashkë. Të dua Mauro”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi)

Të ngjashme