Ka ardhur humbja e parë për Milan-in në kampionatin italian.
Kuqezinjtë janë mundur 4-3 në fushën e Fiorentina-s, në javën e 13-të të Serisë A. Sfida e luajtur në Artemio Franchi ka qenë një reklamë për futbollin italian.
Vendasit kanë siguruar një avantazh të trefishtë në 60 minutat e para të ndeshjes falë golave të Duncan (15′), Saponara (45+1′) dhe Vlahovic (60′), por më pas është zgjuar Djallit.
Zlatan Ibrahimovic ka rihapur takimin me dy gola në harkun e pesë minutave (62′, 67′).
Milan është hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit, por Dusan Vlahovic ka shuar shpresat e miqve në të 86-ën pas një gabimi të Theo Hernandez në mbrojtje.
Në fundin e ndeshjes, ka ardhur autogoli i Venuti-t që ka fiksuar shifrat në 4-3. /Demokracia.com