Lajme
Finlanda thotë se brenda pak javësh vendos nëse i bashkohet NATO-s
Demokracia
16:59 | 04 Prill 2022

Share:

Finlanda do të vendos brenda disa javëve nëse do t’i bashkohet NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës, me vendimin që mund të ndodhë ‘gjatë kësaj pranvere’, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Shteti skandinav mund t’i bashkohet aleancës transatlantike pavarësisht paralajmërimeve për “pasoja ushtarake dhe politike” nga Kremlini.

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, këtë vikend tha se: “Çoftë bashkimi ose mosbashkimi me NATO-n janë zgjidhje që kanë pasoja”.

“Ne duhet të vlerësojmë pasojat afat-shkurte dhe afat-gjata. Në të njejtën kohë, në duhet ta kemi në mendje qëllimin tonë: sigurimin e Finlandës dhe finlandezëve në të gjitha situatat”, tha Marin.

Ajo gjithashtu tha se marrëdhëniet e Finlandës me fqinjin e saj, Rusinë, kanë ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme pas sulmit në Ukrainë, dhe se “nevojitet shumë kohë dhe shumë punë që të rikthehet besimi”

Finlanda ndan një kufij prej 1.340 kilometrave me Rusinë, kufiri më i gjatë nga një vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Ajo ka mbetur ushtarakisht e papërafruar, si e tillë jo pjesëmarrëse në luftë ose konflikt, që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë për shkak të frikës së provokimit të Moskës.

Këtë vikend, Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, tha se veprimet e Rusisë në Ukrainë e kanë “ndryshuar totalisht situatën e sigurisë së Finlandës” dhe se Finlanda “duhet të jetë e përgaditur për skenare ushtarake edhe më negative”.

 

Të ngjashme