Lajme
Finlanda s’i frikësohet kërcënimeve ruse, presidenti paralajmëron aplikimin në NATO
Demokracia
09:28 | 08 Prill 2022

Share:

Presidenti finlandez, Sauli Niinistö ka paralajmëruar aplikimin e shtetit të tij në NATO. Ai ka thënë se është në pritje të një shumice parlamentare në Finlandë për një kërkesë përkatëse për anëtarësim.

Niinisto supozon se NATO do të marrë një vendim “të shpejtë” në rast se bëhet aplikimi pas pak muajsh.

Finlanda është anëtare e BE-së, por jo anëtare e NATO-s. Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës ka rindezur debatin për një hyrje të mundshme në aleancën ushtarake në Finlandë, shkruan Indeksonline.

Tradicionalisht, shumica e finlandezëve janë skeptikë për anëtarësimin në NATO – por sondazhet më të fundit treguan një shumicë në favor për herë të parë.

Sipas kryeministres finlandeze Sanna Marin, vendimi nëse do të aplikohet për anëtarësim duhet të merret përpara samitit të NATO-s në Madrid në qershor. Parlamenti në Helsinki është planifikuar të mblidhet pas Pashkëve për të diskutuar këtë çështje.

Të ngjashme