Lajme
Finlanda redukton bartjen e energjisë elektrike nga Rusia
Demokracia
14:40 | 25 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Finlanda ka vendosur të kufizojë kapacitetin e transmetimit të energjisë elektrike në lidhjet ndërkufitare me Rusinë, pasi i frikësohet sulmeve kibernetike dhe formave të tjera të provokimit, nëse aplikon për anëtarësim në NATO.

Ky vendim i Operatorit finlandez të Transmetimit të Energjisë Elektrike (Fingrid) ndjek ato të bëra më herët në shtetet baltike.

Fingrid pretendon se kufizimi bazohet në analiza dhe nuk kishte ndikime politike. Megjithatë, Shërbimi finlandez i Sigurisë dhe Inteligjencës (SUPO) gjithashtu ka bërë thirrje për përgatitje ndaj operacioneve të mundshme hibride ruse.

Kapaciteti maksimum i importit do të jetë 900MW në vend të 1,300MW që ishte më parë. Kapaciteti i eksportit nga Finlanda në Rusi do të mbetet i pandryshuar, pra 320MW.

Sipas Energy Finland, rreth 10 për qind e energjisë elektrike të konsumuar në Finlandë në vitin 2021 e ka origjinën nga Rusia. Ndalesa e importeve të energjisë nga Rusia nuk do të rrezikonte sistemin finlandez. Centrali bërthamor “Olkiluoto III” i sapondërtuar do ta bëjë vendin dukshëm më të vetë-mjaftueshëm, përcjell Telegrafi.

Lidhja e ardhshme e transmetimit midis Suedisë veriore dhe Finlandës veriore do të përmirësojë gjithashtu sigurinë e sistemit.

Të ngjashme