Lajme
Finlanda nis procedurat për të rritur numrin e ushtarëve të saj në Kosovë
Demokracia
14:02 | 09 Shtator 2022

Share:

Finlanda pritet të rrisë numrin e ushtarëve të saj në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Kjo u diskutua sot mes presidentit finlandez dhe komitetit ministror për punë të jashtme dhe siguri, shkruan lajmi.net.

Siç raportohet nga mediat finlandeze, numri i ushtarëve të tyre në Kosovë pritet të arrijë në 70.

Temë e takimit në fjalë ishte edhe agresioni rus në Ukrainë.

Finlanda aktualisht është në proces të anëtarësimit në NATO.

Të ngjashme