Lajme
Finlanda do të mbyllë sërish të gjithë kufirin me Rusinë mes krizës së emigrantëve
Demokracia
21:23 | 14 Dhjetor 2023

Share:

Pas një fluksi masiv të emigrantëve pa dokumente, Finlanda ka vendosur të mbyllë përsëri të gjitha kalimet kufitare me Rusinë.

“Fenomeni ka filluar përsëri”, tha Ministrja e Brendshme e Finlandës, Mari Rantanen, “dhe ne do të mbyllim të gjithë kufijtë”.

Për futjen e emigrantëve në zonën kufitare e cila kontrollohet nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, Finlanda po e akuzon shtetin rus

Por Rusia ka mohuar të ketë ndodhur diçka e tillë. Madje pretendoi se i vjen keq për mbylljet.

Kufiri finlandez-rus shtrihet mbi 1340 kilometra, duke e bërë atë kufirin më të gjatë tokësor të BE-së me Rusinë.

Mbyllja e tij vjen vetëm dy ditë pasi Helsinki njoftoi rihapjen e dy pikave të kalimit në juglindje, nga tetë gjithsej.

Vetëm në nëntor, më shumë se 900 emigrantë arritën në pikat kufitare finlandeze pa dokumentacion të vlefshëm.

Autoritetet thonë se shumica dërrmuese e tyre ishin nga Siria, Somalia, dhe Jemeni.

Të ngjashme