Kombëtarja e Finlandës ka dështuar të kualifikohet në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Kjo për faktin se pësuan humbje 0-2 nga Franca e cila këtë ndeshje e zhvilloi vetëm për “statistika”, shkruan Demokracia.com.
Humbjen e skandinavëve e shfrytëzoi në maksimum Ukraina e cila e mposhti Bosnjën e Hercegovinën me të njëjtin rezultat për ta siguruar vendin e dytë që dërgon në “Play-Off”.
Franca ka 18 pikë në vendin e parë, Ukraina është e dyta me 12 pikë, një më shumë se Finlanda.
Kazakhistani mbyll tabelën me vetëm tri pikë në total në kuadër të Grupit D. /Demokracia.com