Sport
Finalja Roma – Feyenoord, kompania e madhe e basteve e favorizon këtë skuadër
Demokracia
15:20 | 25 Maj 2022

Share:

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat për ndeshjen finale të Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feyenoordit.

Roma dhe Feyenoord do të përballen në finalen e parë të kompeticionit të ri të UEFA-s në stadiumin “Air Albania” në Tiranë me fillim nga ora 21:00, raporton Demokracia.com.

“Giallorossi” llogaritet favorit nga kompania në fjalë ndaj gjigantit holandez të futbollit.

Kuota për fitoren e futbollistëve të Jose Mourinhos llogaritet 2.30, barazimi 3.30, kurse për triumfin e holandezëve kuota është 3.20.

Kjo është finalja e parë e një lige të rëndësishme evropiane që do të mbahet në “Air Albania”.

Që nga dita e djeshme kryeqyteti i Shqipërisë është mbushur me tifozë të të dyja ekipeve, si ata italianë dhe holandezë, të cilët u përleshën me njëri-tjetrin, por edhe me Policinë e Shtetit./Demokracia.com/

Të ngjashme