Sport
Finalja mes Dritës dhe Llapit do të transmetohet pa pagesë në këtë kanal televiziv kosovar
Demokracia
13:11 | 26 Maj 2022

Share:

E gjithë vëmendja e futbolldashësve kosovar do të jetë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Drita dhe Llapi do të ballafaqohen në finalen e Kupës së Kosovës me fillim nga ora 20:00, raporton Demokracia.com.

Interesimi për këtë sfidë është jashtëzakonisht i lartë e që pritet të ketë numër të madh të tifozëve nga dyja anët.

Ata që nuk do kenë mundësi të jenë në shkallët e stadiumit për këtë sfidë, ndeshja do të transmetohet pa pagesë në Klan Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar vetë televizioni në fjalë.

Skuadra gjilanase do të kërkojë ta rikthej në Gjilan trofeun e Kupës që i mungon tash e 20 vjet.

Llapi në taborin tjetër synon ta mbrojë trofeun, për faktin se edhe edicionin e kaluar triumfuan për herë të parë në Kupë./Demokracia.com/

Të ngjashme