Sport
Finalja e Superkupës së Italisë me një risi, e njofton shefi i arbitrave
Demokracia
18:00 | 11 Janar 2023

Share:

Milani fitues i titullit kampion në Itali dhe Interi fitues i Kupës, do të përballen mbrëmjen e 18 janarit të Rijadh, në finalen e Superkupës.

Kjo përballje do të ketë një rëndësi të veçantë për futbollin italian, pasi për herë të parë do të aplikohet pozicioni jashtë loje gjysmë-automatik, një teknologji që u përdor nga FIFA në Kupën e Botës Katar 2022 dhe pati rezultate përgjithësisht pozitive.

Lajmin e ka dhënë Shefi i Arbitrave në Itali, Gianluca Rocchi, që ka zbuluar se instrumenti i ri do të ndihmojë edhe më shumë arbitrat që të marrin shpejt vendimet, megjithatë pranoi se elementi njerëzor do të jetë vendimtar.

“Pozicioni jashtë loje gjysmë-automatik do të aplikohet për herë të parë në Superkupën e Italisë mes Interit e Milanit. Është një instrument që do të ndihmojë në një vendimmarrje më të shpejtë në rastet e pozicioneve jashtë loje, megjithatë në fund arbitrat duhet të tregohen të zotët të analizojnë mirë situatat”, deklaroi Rocchi.

Të ngjashme