Sport
Finalja e Superkupës, Prishtina – Llapi do të transmetohet në këtë kanal televiziv
Demokracia
14:12 | 17 Gusht 2021

Share:

Prishtina dhe Llapit do të “diskutojnë” sonte për trofeun e Superkupës së Kosovës në futboll.

Kampionia e Kosovës, Prishtina dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi do të përplasen në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, raporton Demokracia.com

30 për qind e kapacitetit të stadiumit do të lejohet për tifozët që duan ta ndjekin nga afër këtë ballafaqim që pritet të jetë i “nxehtë”.

E për ata që nuk do kenë mundësi të jenë në shkallët e stadiumit, ndeshja do të transmetohet direkt në Klan Kosova.

Prishtina është fituese në fuqi e Superkupës së Kosovës, ngase edicionin e kaluar në Antalia e mposhti Dritën.

Përballja e sontme starton nga ora 20:45. /Demokracia.com

Të ngjashme