Sport
Finalja e Superkupës ndaj Frankfurt, flet Carlo Ancelotti
Demokracia
18:36 | 09 Gusht 2022

Share:

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për media rreth ndeshjes finale në Superkupën e Evropës kundër Eintracht Frankfurtit.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi dhe fituesi i Ligës së Evropës, Frankfurt do të përballen ne stadiumin olimpik në Helsinki të mërkurën me fillim nga ora 21:00.

“Pashë ndeshjen e Frankfurtit kundër Bayernit, por nuk do të na mashtrojë të mendojmë se do të jetë një lojë e lehtë. Ata janë një ekip shumë dinamik që luan me intensitet. Për të fituar duhet të luajmë mirë dhe me intensitet”, tha Ancelotti në konferencë për media, transmeton Demokracia.com.

“Ne do të përpiqemi të luftojmë për të gjithë titujt, nuk kam dyshime – fitorja e Champions League na ka dhënë shpresë. Fitimi i të 6 trofeve është i komplikuar, por ne do të luftojmë dhe do të përpiqemi. Skuadra është më e mirë se sezoni i kaluar”, shtoi ai./Demokracia.com/

Të ngjashme