Lajme
Finalja e Conference League, pjesëtarët e Policisë së Kosovës shkojnë në Tiranë
Demokracia
13:52 | 25 Maj 2022

Share:

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës do ta monitorojnë finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet në Tiranë.

Kështu ka thënë për Demokracia.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha Kelani.

Finalja e Conference League do të mbahet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Air Albania” mes ekipit italian, AS Roma dhe atij holandez Feyenoord. /Demokracia.com/

Të ngjashme