Sport
Finalja Drita – Llapi, 800 bileta dalin në shitje sonte në Gjilan
Demokracia
18:13 | 25 Maj 2022

Share:

Intelektualët kanë njoftuar se 800 bileta do të dalin në shitje sonte në Gjilan për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndaj Llapit.

Drita dhe Llapi do të ballafaqohen në finalen e Kupës së Kosovës të enjten e 26 majit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

800 biletat do të dalin në shitje në ora 20:00 para teatrit të qytetit të Gjilanit, ndërsa “bardhekaltrit” kanë bërë të ditur se ato do të shiten për tifozët “Ultras”.

“LAJMËRIM. Sonte në ora 20:00 para teatrit të qytetit , dalin në shitje 800 bileta për sektorin e veriut. BILETAT JANË NË DISPOZICION. VETËM PËR ULTRAS INTELEKTUALËT”, thuhet në faqen zyrtare të tifozerisë gjilanase.

Tifozeria e Dritës do të vendosen në sektorin e veriut të stadiumit kryeqytetas./Demokracia.com/

Të ngjashme