Sonte zhvillohet Superkupa e Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.
Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të jetë arenë e përpasjes së dy skuadrave “bardhekaltër”, shkruan Demokracia.com.
Të drejtuarit e trajnerit, Zekirija Ramadanit janë dukshëm favorit përballë djelmoshave të Tahir Batatinës.
Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat e kësaj përballjeje.
Fitorja e Prishtinës llogaritet me kuotën 1.25, barazimi 5.75, ndërkaq për triumfin e llapjanëve kuota është 7.00.
Kampionia e Kosovës, Prishtina dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi takohen për herë të parë në këtë eveniment.
Prishtina është fituese në fuqi e Superkupës së Kosovës, ngase edicionin e kaluar në Antalia e mposhti Dritën.
Përballja e sontme starton nga ora 20:45. /Demokracia.com