Sport
Finalja Argjentinë – Francë shkon në vazhdime: Mbappe ua heq nga “duart” trofeun Messit me shokë
Demokracia
18:01 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Finalja e madhe e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës ka shkuar në vazhdime pas një fundi dramatik.

Pas 90 minutave të rregullta, Argjentina dhe Franca kanë luajtur baras 2:2 në “Lusail Iconic Stadium” në Katar, raporton Demokracia.com.

Ishte ylli francez, Kylian Mbappe që me dy gola të shpejt në 10 minutat e fundit ua heqi nga “duart” trofeun argjentinasve që po avanconin me dy gola.

Baraspesha në rezultat zgjati deri në minutën e 23-të kur Lionel Messi u tregua i saktë nga penalltia. 13 minuta më vonë, Angel Di Maria konkretizoi me gol një kundërsulm të shpejtë të Argjentinës.

Kthimin e madh të Francës e bëri Mbappe që fillimisht ngushtoi shifrat në minutën e 80-të nga penalltia, ndërsa dy minuta më vonë e barazoi atë me një supergol.

Kësisoj, fituesi i Kupës së Botës do të përcaktohet në vazhdime ose në penallti./Demokracia.com/

Të ngjashme