Sport
Finalja Argjentinë – Francë, Agim Ademi pret të triumfojë kjo kombëtare
Demokracia
14:26 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Kampionatit Botëror “Katar 2022” do t’i vije fundit sot me finalen e madhe që zhvillohet në mes Argjentinës dhe Francës.

Stadiumi “Lusail Iconic” është arena e përballjes së madhe finale në Kupën e Botës me fillim nga ora 16:00, shkruan Demokracia.com.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe gjithë krerët e federatave të UEFA-s presin që titulli i Kampionatit Botëror të mbetet në Evropë, pra te Franca.

Ademi ka ndarë një fotografi të përbashkët me presidentët e federatave të UEFA-s në Facebook.

“Presidentët e federatave të UEFA-s presin që titulli i kampionit botëror të mbetet në Evropë”, ka shkruar Ademi.

Argjentina erdhi në finale pas fitores 3:0 kundër Kroacisë, ndërkaq Franca siguroi finalen e dytë rresht pas triumfit kundër Marokut 2:0./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024