Sport
Finalen e Kupës së Botës e gjykon një gjyqtar që ka ndarë 126 kartonë të kuq në 193 ndeshje
Demokracia
18:45 | 11 Shkurt 2021

Share:

Bayer Munichu dhe Tigres do të përballën sonte në sfidën finale të Kupës së Botës për klube, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja nis nga ora 19:00, derisa FIFA ndarjen e drejtësisë ia ka besuar gjyqtarit uruguaian, Esteban Ostojich.

I lindur në San Jose të Uruguait, 38-vjeçari ka bërë debutimin e tij si arbitër në 1 shtator të 2013- ës. Ai njihet si një arbitër i rreptë dhe që pëlqen shumë të nxjerrë nga xhepi kartonin e kuq.

Në 193 ndeshje të gjykuara, ai ka treguar 1284 herë kartonin e verdhë, 59 kartonë të kuq për dy të verdha dhe 67 herë karton të kuq direkt. Në total 126 kartonë të kuq në 193 ndeshje.

Sonte futbollistët e të dyja skuadrave duhet të kenë kujdes, ndryshe shumë lehtë mund të përfundojë në shkallët e stadiumit. /Demokracia.com

Të ngjashme