Lajme
Filmi kosovar “Vera andrron detin” fiton çmim në Itali
Demokracia
17:09 | 22 Nëntor 2022

Share:

Filmi kosovar i metrazhit të gjatë “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit, është shpërblyer me çmimin e “Best Debute Film”, në edicionin e 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër “Magma”, në Sicili të Italisë, të mbajtur gjatë datave 7-19 nëntor.

Kështu ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila ka informuar se “Vera andrron detin” do të shfaqet në Romë në kuadër të Balkan Film Festival, më 30 nëntor 2022.

“Ndërsa projekti i ardhshëm i regjisores Kaltrina Krasniqi dhe skenaristes Dori Basha, “Zbardhje”, është njëri nga 11 projektet e përzgjedhura në mesin e 500 aplikimeve në nivel botëror, i cili do të marrë mbështetjen e Hubert Bals Fund të Fesitvalit Ndërkombëtar të Filmit në Rotterdam të Holandës.”, është bërë e ditur në njoftim.

Të ngjashme